Marina Fara prej kohësh është munduar ta mbaj larg mediave jetën personale, pasi në rrjetet sociale u përhap lajmi se është shtatzënë. Dy muaj më parë Marina vendosi të qëndrojë larg rrjeteve sociale duke mbyllur kështu edhe llogarinë e saj në Instagram.
Por së fundmi Marina është rikthyer fuqishëm duke hapur një llogari të re në instagram. Sakaq, për herë të parë pas qarkullimit të këtij lajmi, ka reaguar dhe mamaja e saj, artistja Eli Fara.
Këngëtarja ka postuar foton e vajzës së saj ku Marina shihet me barkun jashtë dhe po të shohim foton nuk duket se është shtatzënë. Por të themi të drejtën, fotot e e Marinës te gjinekologu i kemi parë dhe duke qenë se ajo po poston fotot e vjetra te Instagrami i ri, me siguri edhe kjo foto do jetë e vjetër. Por për të qenë të sigurtë duhet të presim reagimin e vetë Marinës.