Këngëtarja e njohur e potpurit shqiptar, Eli Fara ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, nga ku rrëfeu histori mjaft të veçanta nga jeta e saj.
Një nga ato që tërhoqi më shumë vëmendjen e publikut ishin edhe detajet nga martesa e Eli Farës. Ajo tregoi se ka qenë një nuse mjaft e turpshme:
Janë ca historira që nuk thuhen, por mbaj mend që isha shumë e turpshme dhe nuk haja bukë. Nëse nuk më jepnin të haja, rrija pa ngrënë”
Këngëtarja shtoi gjithashtu se i respektonte të gjitha rregullat, ndërsa shkaktoi të qeshura kur u pyet se kur filloi të hante bukë. Përgjigja ishte epike:
"Kur u ndava”!