INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elia Zaharia ndan një kujtim të bukur në përvjetorin e parë të martesës [VIDEO]

Elia Zaharia ndan një kujtim të bukur në përvjetorin e parë të martesës [VIDEO]

Publikuar më: 19:32 08-10-2017

Si sot një vit më parë, Elia Zaharia dhe Princ Leka kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Vëmendja e madhe e publikut, jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar, vazhdoi për disa ditë me radhë. Fotot e Elias dhe Princ Lekës dhe pothuaj çdo detaj i dasmës madhështore pushtuan faqet kryesore të mediave prestigjioze ndërkombëtare, të cilat pasqyruan live të gjithë ceremoninë që fitoi vëmendje absolute.

Sot, në këtë përvjetor të parë, Elia ka ndarë me miqtë virtualë një moment nga vallëzimi i parë me Princ Lekën: “Si sot një vit më pare. Në këtë përvjetor të parë të martesës, po ndaj me ju disa kujtime të gëzueshme! Falënderoj me zemër të gjithë ata që na u bashkuan dhe na dhuruan ditën më të bukur të jetës sonë” – shkruan Elia pas kësaj videoje të “Valsit të lumturisë”./revistaclass/

 

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328