INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elia Zaharia përfundon në revistën e njohur franceze

Elia Zaharia përfundon në revistën e njohur franceze

Publikuar më: 11:12 31-03-2016

Një periudhë e ngarkuar me vëmendje për aktoren dhe regjisoren Elia Zaharia.

Martesa ndërmjet saj dhe Princ Lekës ka bërë jehonë deri në vendin e revolucioneve, ku revista Point de Vue duket se u ka kushtuar një faqe të plotë në numrin e tyre aktual. Kjo revistë franceze i dedikohet shkrimeve dhe informacioneve mbi familjet mbretërore në botë, ku nuk mund të mungonte as ajo e Shqipërisë, me në qendër martesën mes Princ Lekës dhe princeshës së ardhshme, Elias.

Ishin vetë çifti që e bënë me dije lajmin nëpërmjet faqeve të tyre respektive në Instagram. Më shumë aktivitet pati në postimin e Elias, ku personazhe të ndryshëm të njohur u rreshtuan në radhën e komenteve për të bërë urimet e tyre. Emra si Hueyda El Saied, Iva Tiço si dhe Rudina Magjistari u bashkuan në gëzimin e Elias dhe familjes mbretërore shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992