INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eliksiri i jetëgjatësisë, zbulohen 3.5 litra në vazot mijëra vjeçare

Eliksiri i jetëgjatësisë, zbulohen 3.5 litra në vazot mijëra vjeçare

Publikuar më: 09:38 08-04-2019

Mendohet se brenda vazove dy mijë vjeçare të gjetur në një provincë në Kinë janë gjetur 3.5 litra eliksir i përjetësisë një lëng i cili sipas gojëdhënave do të garantonte një jetë më të gjatë.

Ai që bëri zbulimin e çmuar, për herë të parë në historinë e arkeologjisë kineze, ishte një ekip kërkimor i Institutit të Relikeve Kulturore dhe Arkeologjisë, i cili në tetorin e shkuar gjeti vazo prej bronzi në qytetin Luoyang brenda një varr 210 metër katror, i cili i përkiste një fisniku të dinastisë Han.

Për shkak të aromës së fortë alkoolike që buron nga lëngu, shkencëtarët e udhëhequr nga Profesor Shi Jiazhen fillimisht mendonin se ishte një liker orizi, si shumë të tjerë që gjendeshin në vendet arkeologjike aziatike.

Analiza laboratorike treguan se ishte një lëng i përbërë nga nitrati, kaliumi dhe aluni, receta për “eliksirin e pavdekësisë” të treguar në shkrimet e Taoistëve.

I çuditshëm është fakti që në eliksirin e pavdekësisë, bazuar në recetat e gjetura në tekstet e lashta, kishte substanca shumë të rrezikshme për shëndetin.

Article Logic
Execution time: 0.0047440528869629