Argjentina e ka shtyrë çështjen e kualifikimit në 'Rusi 2018', për më datë 11 tetor, kur do të luhen edhe ndeshjet e fundit kualifikuese.Yjet e Argjentinës nuk gjetën dot rrjetën, për të hedhur një hap drejt kualifikimit, është një tjetër ekip, që i jep një asist ekipit të Sampaolit.
Paraguaji shënoi dy herë në minutat e fundit të takimit ndaj Kolumbisë, duke fituar 1-2 dhe duke i lënë argjentinasve sërish në dorën e vet, fatin e kualifikimit.
Aktualisht Argjentina është në vendin e gjashtë me 25 pikë, po aq sa Peruja dhe një më pak se Kili dhe Kolumbia. Pas pesë ditësh Peruja do të presë Kolumbinë në një përballje direkte, ku e fituar është Argjentina, e cila nëse fiton në Ekuador siguron minimalisht fazën e Play off.
Brazili nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Bolivisë, në ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të 'Rusi 2018'. Brazili është ekipi i parë amerikano-latin që ka siguruar kualifikimin për në finalet e 'Rusi 2018', ndërsa Bolivia ndodhet në vendin e parafundit, e pashpresë për të pretenduar pjesëmarrjen në botëror.