INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eliminatoret/ Gjermani e mbyll grupin me pikë të plota

Eliminatoret/ Gjermani e mbyll grupin me pikë të plota

Publikuar më: 06:44 09-10-2017

Kampionët e Botës në fuqi e mbyllën Grupin C me 30 pikë, si rrjedhojë e 43 golave të shënuar. Gjermani bëhet kombëtarja e vetme në Europë, që i fitoi të dhjetë eliminatoret e luajtura, teksa, ashtu si pritej, mposhti 5-1 Azerbajxhanin. 

Ndërkohë, Irlanda e Veriut do të shkojë në “play off” të muajit nëntor si vendit i dytë i Grupit C. Në eliminatoren e fundit, britanikët u mposhtën 1-0 në Oslo, ndaj Norvegjisë. Irlanda e Veriut grumbulloi 19 pikë, 11 pikë më pak se Gjermania e vendit të parë dhe katër më shumë se Republika Çeke, që e mbylli fushatën në vendin e tretë, pas fitores 5-0 ndaj San Marinos.

Në grupin E Polonia ka arritur të sigurojë kualifikimin direkt, pasi mposhti me rezultatin 4-2, Malin e Zi. Danimarka nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 ndaj Rumanisë, por do të mjaftohet me Play Off-in e siguruar falë renditjes në vendin e dytë në grup.

Në grupin F, Anglia e kishte siguruar kualifikimin më herët, por mori sërish një fitore minimale në transfertën lituaneze, me golin e shënuar nga Harry Kane, që mbante shiritin e kapitenit.

Në këtë grup kishte një garë në distancë, nga Sllovakia dhe Skocia, për vendin e dytë. Skocezët bënë 'vetëvrasje', në Slloveni, sepse pas avantazhit në pjesën e parë, pësuan dy gola në pjesën e dytë dhe e mbyllën ndeshjen në barazim 2-2, duke dorëzuar vendin e dytë te Sllovakia, e cila nga ana e saj mposhti 3-0 Maltën dhe tani shpreson të mos mbetet vendi i dytë me më pak pikë.

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717