Eliona Pitarka është një ndër aktoret më simpatike shqiptare e cila prej disa vitesh ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me pamjen dhe humorin e saj. Ajo është shumë e preferuar për linjat seksi, por për jetën private ka qenë gjithnjë e rezervuar edhe pse para disa muajsh pranoi se ishte në një lidhje.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo e përditshmërisë.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagram-it ku është shfaqur mjaft sexy me rroba banjo duke treguar format e saj perfekte, por aktorja nuk ndan të njëjtin mendim me ne për arsye se është ankuar se ka vënë bark.
"Se si dreqin ve kaq shume bark gjate veres une, se marr vesh. Une fundja maksimumi 8-9 vakte ne dite ha. Hej zot"- ka shkrur Eliona krahas fotos që ka shkaktuar shumë komente të ndryshme.