Elisa Spiropali publikoi një status lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet teksa shkruante:
“E gjeta konsensusin te këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar. Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë jo Bes Kallaku i ‘Portokallisë’. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin por edhe për të mos harruar gazin”.
Mirëpo Bes Kallaku siç duket nuk do të identifikohet si “Besi i Portokallisë” dhe i është kthyer Elisës me një koment në Instagram duke i thënë se Besi është i Ijes, ndëra Gjini është i “Portokallisë”.
“Lele, kaçurrele ti… Më falni për vonesën por po lexoja ‘Historia de vita et Gestis Scanderbegi’ edhe nuk kisha qasje në rrjet. Bes Kallaku është i Ijes, Gjini është i Portokallisë. Faleminderit shumë. Dhe përveç ‘gazit’ të mos harrojmë edhe Erion Isain”, ka shkruar Besi.