INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elisa Spiropali habit me deklaratën e saj: Kur isha e vogël kisha simpati për Sali Berishën, ngrija dy gishtat

Elisa Spiropali habit me deklaratën e saj: Kur isha e vogël kisha simpati për Sali Berishën, ngrija dy gishtat

Publikuar më: 20:40 09-11-2017

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë surprizuese në Kuvend, kur ka përmendur ish-kryeministrin Sali Berisha. Spiropali tha para deputetëve se në fillimin e viteve ’90 familja e saj ka pasur simpati për Berishën dhe ngrinte dy gishtat kur ish-kryeministri dilte në televizor.

Ja fjalimi i Spiropalit:
“Kur isha e vogël, në vitet 90-91, ne si familje kishim simpati për Berishën. Ashtu e vogël, dilja përpara ekranit dhe ngrija dy gishtat kur dilte në televizor. Por gjatë kohës, ajo karizma e fillimit, energjia e madhe, filloi të bjerrej aq shumë, ndoshta nga vullneti për të hyrë në histori, Berisha ka harruar se historia vërtetë nuk është shkencë ekzakte, por nuk është aq ekzakte sa të pranojë brenda saj një njeri që në fund të karrierës së tij, energjitë, veprat t’i kthejë në logje Kuvendi. Hiqni dorë nga këto dhe ndoshta do mbaheni mend për fillimet tuaja”, tha Spiropali.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559