Në vizitën e tij në Shqipëri, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger në agjendën e tij pati edhe një takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Zoti Meta i kërkoi zyrtarit të lartë të OSBE-së ndër të tjera një ndërmjetësim të krizës politike në Shqipëri, gjë e cila sipas tij do të ndihmonte në zgjidhjen e saj. Më tej presidenti këtë kërkesë të tijën e formuloi edhe me një letër zyrtare, për të cilën ka pasur një reagim Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Spiropali shprehet se me atë letër Meta paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Si i tillë ministrja arsyeton se Meta nuk mund të jetë më president në detyrë:
'Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palëve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat:Export-Import Kafeje Qamili shpk', shkruan Spiropali.