Elita Rudi është një ndër femrat më të bukura të showbiz-it shqiptar.
Ajo së fundmi është bërë nënë dhe sërish është shfaqur në super formë. Sot moderatorja e njohur ka postuar një foto, të cilën mund të themi se na u desh ta shihnim dy herë për të kuptuar që ishte Elita.
Moderatorja ka bërë një ndryshim drastik, duke u kthyer nga brune siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë, në bjonde.
Duket se nuk jemi të vetmit që mezi e njohëm moderatoren pasi dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko ka lënë një koment epik:
"Gru a je ti?", ka shkruar reperi.