Ata të dy janë një ndër çiftet më të reja të showbizz-it shqiptar.
Elita Rudi dhe Gjiko aktualisht po shijojnë pushimet romantike në Santorini ku po kalojnë për mrekulli. Dhe këtë e vërtetojnë edhe fotot e postuara prej tyre. Në këtë foto të bërë nga Elita, duket se e ka kapur reperin në një moment të papërshtatshëm...teksa ai flinte. Megjithatë, kjo është nga ato herët e rralla kur e shohim Gjikon kaq të qetë, pasi ishim mësuar me tipin e tij hiperaktiv.
Kujtojmë që këto nuk janë pushimet e tyre të para në çift , pasi janë në një lidhje prej nujë kohe të gjatë dhe udhëtimet nëpër vende luksoze, nuk kanë munguar.