Reperi i njohur Gjiko sot feston 28-vjetorin e lindjes. Sigurisht, në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte urimi i ditëlindjes nga bashkëshortja e tij Elita, e cila së shpejti do e bëjë baba për herë të parë.
"Bebi ynë do jetë shumë me fat që do të ketë ty baba dhe unë jam me shumë fat që të kam ty partner. Gëzuar ditëlindjen bebi im, partneri im në krim dhe mbreti im.
Dua ta dish sa mirënjohëse që jam që kam një bashkëshort të mrekullueshëm si ty! Ti më ke bërë grua dhe bashkëshorte më të mirë. Jam mirënjohëse përjetësisht që jam bashkëshortja jote dhe jam shumë krenare me jetën që po ndërtojmë së bashku.
Mezi pres të vij në shtëpi dhe të përqafohemi gjithë ditën, të dua shumë edhe gjatë shtatzënisë dhe e urrej kur jemi larg njëri-tjetrit sepse nuk mund të jetoj pa masazhet e këmbëve që ti më bën çdo ditë, këmbët e mia duken si “krofne” dhe unë ndjej “miza” okay? Ps: Do të të jap dhuratën më të madhe shumë shpejt. Je gjithçka për mua", shkruan Elita.
Moderatorja ka postuar edhe një video të momentit kur Gjiko i propozoi për martesë.