Elita Rudi është një nga moderatoret më të dashura shqiptare, e cila së fundmi ka përjetuar edhe eksperiencën e nënës për herë të parë.
Në këtë mënyrë fotot e saj në rrjete sociale kanë qenë plot detaje nga jetesa e re me të voglin Zëri.
Vogëlushi ka fituar edhe simpatinë e ndjekësve, por duekt se ai nuk ka ndërmend të ndalojë së habituri nënë e tij me ato që bën.
Elita ka publikuar një fotografi të birit, ku shihet se djaloshi disponon energji të madhe dhe nuk ka ndërmend të bjerë në gjumë.
Në foton e marrë nga kamerat e sigurisë që gjenden në dhomën e Zërit, Elita la këtë shkrim: “Kur mendoj që Zëri po fle” - ja çfarë me të vërtetë ndodhka.