INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elita po braktis Shqipërinë! 45% e vendeve të punës me persona të pashkolluar

Elita po braktis Shqipërinë! 45% e vendeve të punës me persona të pashkolluar

Publikuar më: 09:39 21-03-2019

Gati gjysma e vendeve të punës në Shqipëri dominohen nga personat me edukim të ulët me më pak se 8 vjet. Kjo mbase lidhet me faktin se vitet e fundit elita po largohet. Trendet e punësimit në rajonin e Ballkanit të analizuara nga Banka Botërore tregojnë të punësuarit në Shqipëri përgjatë 2017-2018, rreth 45% të tyre kanë edukim shkollor të ulët, kundrejt 22% të mesatares rajonale.
Ndërsa në rajon janë vërejtur zhvillime krejt të kundërta, pasi përgjatë viteve 2017-2018, punonjësit me edukim të ulët kanë humbur vendet e punës.
Mesatarisht në Ballkan vendet e punës u shkurtuan për 3.8% të punonjësve me edukim të ulët, ndërsa vendet e punës të atyre me arsimin e lartë u shtuan me 4.2% dhe 1.2% për ata me arsim të mesëm. Përjashtim me trendin rajonal veç Shqipërisë ka bërë edhe Maqedonia, ku punësimi për punonjësit me arsim fillor u rrit. Po edhe Mali i Zi raportoi rritje të punësimit për personat me arsim të ulët. Në shtetet e Europës qëndrore vendet e reja të punës kanë avancuar më shumë për ata me arsim të lartë. Më së shumti në grupin e punonjësve me arsim fillor dominojnë gratë. Në Ballkanin Perëndimor, përqindja e grave me nivel të ulët të arsimimit në mesin e popullsisë në moshë pune është më e madhe se përqindja e atyre me arsim të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.003964900970459