Elita Rudi është një ndër moderatoret më të pëlqyera në vend. Kjo jo vetëm nga talenti por edhe nga format e saj trupore, ku vlen të thuhet se duket vërtet seksi. Elita së fundmi ndodhet me pushime me të dashurin e zemrës, reperin e njohur Gjiko. Dyshja këtë herë kanë vendosur t’i qëndrojnë larg të ftohtit që gjendet në Shqipëri dhe kanë udhëtuar drejt një vendi ekzotik. Në foton e fundit të postuar nga pushimet Rudi shihet mjaft tërheqëse por fansat vërejnë dhe një detaj, shkruan intv.al. Dhe me të drejtë bëjne këto komente pasi të gjithë po ‘vdesin’ së ftohti ndërsa Elita shihet të këtë marre ngjyrë vërtetë të bukur prej diellit, disa të tjerë komplimentojnë Gjikon duke i thënë se është bërë super fotograf.
Ehh moj Elita, e pranojmë të kemi pak zili ne këto momente./intv.al/