Në puntatat e para të “Përputhen Prime”, opinionistë kanë qenë gazetarja Elona Duro dhe Bledi Strakosha, krahas opinionistit të përhershëm, Arjan Konomit.
Por, autorja Olsa Muhameti ka rezervuar një surprizë për shikuesit, sidomos ata nga Kosova. Ajo ka zbuluar se këtë të shtunë në rolin e opinionistes do të jetë moderatorja e njohur Elita Rudi. Në një video publikuar me të, Olsa shprehet e entuziazmuar që më në fund Elita do të jetë në “Për’puthen”, pas shumë kohësh që ka diskutuar me të, të cilën ajo e quan “mysafire të veçantë” dhe “llokum”.
Ndërkohë, autorja nuk ka zbuluar se cili do të jetë opinionisti apo opinionistja tjetër, krah Elitës.
Kjo ka qenë një javë e mbushur me diskutime dhe debate. Gjithashtu, disa prej djemve kanë munguar në studio, mes tyre Hyseni, që u largua papritur nga studioja për shkak të një incidenti. Ndaj, në “Prime” priten të sqarohen të gjitha këto, dhe jo vetëm.