Elita Rudi dhe Gjiko kanë rezultuar në një prej çifteve më të fortë në showbizz, por dhe më të dashur për publikun.
Së fundmi Elita ka vensosur të urojë partnerin në Ditën e Babait me fjalët më të ndjera.
Moderatorja e falenderon Gjikon që e ka ndihmuar me djalin Zëri, për rritjen e tij në këta muaj vendimtarë.
Ajo thotë se Gjiko është arsyeja që nuk kaloi në depresion pas lindjes:
“Gëzuar ditën e Babait Mbretit të Kështjellës sonë! Faleminderit që ke qëndruar me ne në shtëpi e me ke ndihmuar të mos kem depresion pas lindjes dhe për femijën në muajt më të rendësishëm të jetës së tij. Do të të jemi mirënjohës dhe tani jemi gati për ta djegur me muzikën tënde. Unë me Zërin jemi fansat më të mëdhenj të muzikës që është ninulla jonë”.