Moderatorja simpatike Elita Rudi është vënë në qendër të vëmëndjes së shtypit rozë edhe për jetën e saj private.
Megjithëse është munduar ta ruajë atë hermetike, nuk i ka shpëtuar dot syrit të paparazëve të cilët çdoherë zbulonin një pjesë të puzzel-it. Dhe këtë arritën të bënin të njëjtën gjë për lidhjen e saj të fshehtë me reperin Gjiko. As njëri as tjetri nuk e pohuan kurrë se janë në një lidhje, por faktet flasin vetë. Ashtu si ky i fundit ku moderatorja ka qenë e pranishme në koncertin e fundit të reperit dhe këtë e ka publikuar me video.