Kujt do t'i shkonte mendja që një aktore me origjinë shqiptare do të përfshihej në fushatën zgjedhore për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po flasim për Eliza Dushkun, e cila në postimin e saj të fundit në Instagram, ka bërë një akuzë të rëndë, jo të drejtpërdrejtë për kandidaten e Partisë Demokrate, Hillary Clinton. "Nuk duhet përdorur për të blerë zgjedhjet", ka qenë shkrimi i vendosur mbi një kartmonedhë 1 dollarëshe, objekt kryesor në foton e aktores të cilën ajo e ka shoqëruar me hashtaget në mbështetje të rivalit të Clinton, Bernie Sanders. Nuk është ndonjë çudi e madhe që Eliza Dushku në fund të ditës të përfundojë në kahun e Donald Trump. Mos harrojmë që ky i fundit është një mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i mikut të ngushtë të Elizës, fotografit Fadil Berisha!