Kishim kohë që nuk kishim dëgjuar rreth Eliza Dushkut, por aktorja shqiptare është rikthyer për të na thënë lajmin e madh.
Eliza celebroi dashurinë e saj me drejtorin ekzekutiv të “Intercontinental Real Estate Corporation” në gusht të 2018-ës. Eliza ka mbajtur gjithçka shumë private rreth lidhjes me babain e 4 fëmijëve, por shpalljen e fejesës dhe propozimin për martesë zgjodhi ta ndante publikisht.
Së fundmi, aktorja është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Peter Palandjian kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, që kanë vendosur ta quajnë Bourne.
“Djali ynë Bourne…A mund ta ndjesh dashurinë Philip Bourne? Faleminderit për gjithë dashurinë”- ka shkruar Eliza krahas fotos ku shihet bashkëshorti i saj teksa mban në krah vogëlushin e porsalindur.
Pas kësaj fotoje, aktorja ka marrë shumë komente positive të cilët e kanë uruar për ardhjen në jetë djalit të saj.