Pas skandaleve të ndodhura prej vitesh të tëra në Hollywood dhe të bëra publike vetëm tani, së fundmi mësuam edhe rrëfimin e aktores shqiptare.
Eliza Dushku, nëpërmjet një statusi të gjatë të bërë në Facebook, tregoi eksperiencën e saj të hidhur në moshën 12 vjeçare me ish koordinatorin e dublantëve, Joel Kramer. Përveç mbështetjes që mori nga miq dhe kolegë, ka reaguar edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger i cili tha:
“E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze.”