Pas një fushatë disa mujore, FRESSH ka tashmë kreun e saj të ri, i cili është Eljo Hyska. Ai ka mundur të dalë fitues në garën me shtatë kolegët e tjerë duke mbledhur 10 182 vota duke arritur një rezultat prej më shumë se 2 mijë votash diferencën me ndjekësin më të afërt, Shpati Kolgegën.
Përpos shumë mesazheve dhe urimeve nga fresshistët për kryetarin e ri, më i veccanti ishte nga i vëllai, moderatori i njohur i Oktapod, Turjan Hyska.
“Dikush atje sipër është krenar për ty” shkruan moderator duke postuar foton e të vëllait.