INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ellie Goulding  dhe Prince Harry çifti më i ri i showbizz-it? [FOTO]

Ellie Goulding dhe Prince Harry çifti më i ri i showbizz-it? [FOTO]

Publikuar më: 13:47 08-06-2016

Sfida e Polos nga Audi (Audi Polo Challenge)  ka zbuluar edhe disa foto të cilat po shpërndahen në mënyrë masive nëpër internet.

Ellie Goulding dhe Princi Harry janë përqafuar dhe janë dukur shumë të afërt me njëri-tjetrin. Burime pranë Dailymail bëjnë të ditur se ata të dy kanë qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë dhe vërehej që mes tyre kishte një tërheqje. Madje i njëjtin burim pohon se  Ellie dhe Harry janë puthur larg syve kureshtarë. Ellie duke qenë një këngëtare e cila ka fituar simpatinë e britanikëve, me siguri këta të fundit do ta pëlqenin atë edhe si princeshë. Ky takim i dy të rinjve nuk kishte si të kalonte pa u përfolur, ashtu si edhe komentet e shumta në Twitter nga fansat të cilët bëjnë me qindra pyetje nëse këngëtarja dhe princi janë në një lidhje.  Disa nuk mund ta besojnë ndërsa disa të tjerë shprehen se Goulding është më e mirë se Princi. Gjithsesi,  fakti që të dy janë single i shton edhe më shumë mundësitë që këto foto të paralajmërojnë për një lidhje të re dashurie në botën e showbizz-it. 

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271