INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ellie Goulding kërcënon

Ellie Goulding kërcënon "shqiptarin e urryer": Do të të heq qafe!

Publikuar më: 17:33 04-02-2016

Epo që një shqiptar do të kthehej në personin më të urryer në Amerikë, këtë nuk na kishte marrë mendja.

Eshtë fjala për Martin Shkrelin, shqiptari i cili bleu të drejtat e ilaçit Daraprim, një lloj droge kjo e përdorur në Shtetet e Bashkuara për të trajtuar sëmundjen e kancerit dhe atë të Sidës. Ishte e menjëhershme urrejta që u krijua ndaj Shkrelit, në momentin që ai ngriti çmimin e ilaçit duke e çuar nga 13.50 në 750 dollarë. Kësaj urrejtje nuk i shpëtoi as artistja britanike Ellie Goulding e cila para një muaji e gjysëm e "kërcënoi" në Twitter se do ta "hiqte qafe" këtë njeri. Tashmë pas kaq kohësh ka ardhur edhe një reagim nga ana e Martin Shkrelit i cili po në Twitter ka këshilluar me ironi Ellie-n të qetësohet, duke e ofenduar atë me epitetin "këngëtare e një hiti të vetëm". Kaq ka mjaftuar që britanikja t'i dedikojë një tjetër postim në Twitter, kësaj here akoma më e vendosur për "ta hequr qafe"! Në këtë rast nuk ndihemi aspak rehat të themi, o sa mirë me qenë shqiptar!

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104