Kishim dëgjuar histori të frikshme dimri, por si kjo e Ellie Goulding rrallë herë.
Këngëtarja britanike ka rrëfyer së fundmi se për pak desh humbi jetën gjatë një udhëtimi në Norvegji më herët gjatë këtij muaji. Ellie ndodhej në Europë së bashku me stafin e saj kur mjeti me të cilin po udhëtonte u bllokua mbi një liqen të ngrirë. "Nën temperaturën -25 gradë e vetmja gjë që mund të bënim ishte të dilnim jashtë makine përmes pjesës së sipërme të saj", ka treguar artistja e traumatizuar. "Brenda pak minutave gjithçka ishte zhdukur nën ujë dhe akull", ka vazhduar më tej Ellie.
Një ngjarje të tillë e konfirmojnë edhe dy postime të bëra në Instagram, njëri nga vetë këngëtarja dhe tjetri nga Conor McDonnell, fotografi që po e shoqëron atë përgjatë koncerteve. Sidoqoftë Ellie Goulding nuk ka lënë që ky incident të ndërpresë turneun e saj botëror "Delirium" duke vazhduar kështu shfaqjet sipas datave të paracaktuara. Bravo Ellie!