INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elon Musk dhe themeluesit e Deep Mind nënshkruajnë marrëveshje për robotët luftarakë

Elon Musk dhe themeluesit e Deep Mind nënshkruajnë marrëveshje për robotët luftarakë

Publikuar më: 16:38 18-07-2018

Elon Musk, CEO i Tesla dhe themeluesit e Deep Mind(kompani që zhvillon inteligjenca artificiale) janë ulur për të diskutuar në lidhje me armët inteligjente.

Shefat e kompanive më të mëdha për sa i përket sistemeve autonome janë zotuar që kompanitë e tyre nuk do të kontribojnë në zhvillimin e asnjë mjeti që mund të mari jetë. Ata u shprehën që qëllimi i tyre është që të bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë dhe jo të shkaktojnë vuajtje.

Për të vulosur premtimin e tyre ata firmosën një marrëveshje. Sidoqoftë ekspertët e politikës thonë që dhe në qoftë se këto kompani nuk marrin pjesë në projektë të tilla, përherë do të ketë të tjerë që do të jenë të gatshëm.

Google po bashkëpunon me Lockheed Martin për zhvillimin e dronëve dhe helikopterëve luftarakë. Northrop Grumman, një kompani që zhvillon armë të ndryshme po punon në heshtje për armatime të tilla.

Vetë kongresi amerikan mund të kalojë ndonjë buxhet për këto armë sapo ata të jenë të bindur që zhvillimi i tyre të jetë në atë nivel sa ia vlen që të investohet.drone_army.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0029270648956299