INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elseid Hysaj flet për kualifikimin dhe objektivat në Euro 2016

Elseid Hysaj flet për kualifikimin dhe objektivat në Euro 2016

Publikuar më: 19:27 06-06-2016

Ai na ka treguar më parë sakrificat e tij dhe të familjes për tu bërë futbollist, ndërsa tani Elseid Hysaj flet për ëndrrën e realizuar, pikërisht Euro 2016. 22 vjeçari nga Shkodra është bërë edhe kapiteni më i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, rekord që e vendosi në miqësoren ndaj Katarit, dhe me plot gojën themi se është pasardhësi i Lorik Canës. Hysaj aktivizohet te ekipi i Napolit, dhe është futbollisti shqiptar me më shumë minuta të luajtura këtë sezon që kaloi. Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, Hysaj shprehet optimist për Europianin, duke thënë se kombëtarja do ti marrë ndeshjet me rradhë, pa u përfshirë nga emocionet. Mbrojtësi i Napolit nuk flet shumë por objektiva, por e sheh si një mundësi të mirë për të lënë gjurmë.

Ja intervista e plotë e Hysaj:

Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

Nuk mund ta besoja se me të vërtet mbërritëm këtu. Unë jam vetëm 22 vjeç. Është e pabesueshme, është e shkëlqyeshme. Shpresoj të fitojmë ndeshje në Francë.

Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë, në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

Ndjesia për këtë mundësi historike vërehet në fytyrat tona në fushën e lojës. Dalëngadalë, po mësohemi me këtë fakt!

Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Isha 7 vjeç kur fillova të merreshe me futboll. Në moshën 17 vjeçare i kuptova se doja më shumë, të bëhesha futbollist profesionist. Nëse do ta arrish, atëherë duhet të punosh , të strukturosh jetën tënde, dhe t'i mbushësh planet me pasion dhe vitalitet. Kështu që fillova ta përmbush ëndrrën time , dhe punova fort për këtë.

Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?

Duhet të silleni si profesionistë. Mos mendoni vetëm të bëni qejf, të dilni gjithmonë mbrëmjeve, ndiqni në mënyrë serioze planet dhe idetë tuaja.

Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

Futbolli është i çuditshëm, ne duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, dhe të presim!

Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Shqipëria!

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583