INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elseid Hysaj: Gjithmonë do të jap maksimumin për skuadrën

Elseid Hysaj: Gjithmonë do të jap maksimumin për skuadrën

Publikuar më: 17:42 12-06-2016

Elseid Hysaj është bërë kapiteni më i ri në historinë e kombëtares, iu besua shiriti i kapitenit pas daljes së Canës me të kuqe dhe në ndeshjen ndaj Francës Hysaj pritet të marrë shiritin e kapitenit për herë të parë në një ndeshje zyrtare që nga fillimi i takimit. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka folur për ndeshjen kundër Francës ku ka thënë se lojtarët kuqezinj do të japin gjithçka për të zhvilluar një lojë të mirë.

Shiriti i kapitenit është shumë i rëndësishëm për Hysajn, i cili në konferencën e së dielës, tha se ndihet shumë krenar, por që ndjen se i shtohen më shumë përgjegjësitë në fushë dhe jashtë saj.

“Shiriti i kapitenit është i rëndësishëm për mua, është po ashtu është edhe kënaqësi e madhe, por që kërkon më shumë përgjegjësi si lojtar në fushë por edhe si njeri”, u shpreh mbrojtësi i Napolit.

Mirëpo, shkodrani thotë se De Basi ende nuk ka vendosur se kujt do t’i besohet shiriti, edhe pse Cana, pasi u ndëshkua me të kuq, ia dha atij. Por, ai siguron se do të jap gjithmonë maksimumin në fushë.

“Ende nuk e di nëse do jem kapiten, por ajo që di është fakti se do të jap maksimumin për skuadrën dhe do të mundohemi që të qëndrojë sa më gjatë në Francë”, tha ai.

Hysaj tregoi edhe një episod interesant për gjyshin e tij.

“Kur erdhi për të më parë nga afër për herë të parë që luaja me Shqipërinë, më tha që nuk do të vijë kurrë në stadium për të më parë, sepse emocionohet shumë. Jam shumë i lumtur sepse jam duke e bërë krenar”.

Article Logic
Execution time: 0.0034627914428711