Elton Imeri, i dyshuari për vrasjen e Elton Çiços raporton se nuk ka lidhje me vrasjen. Imeri është personi që mbeti i plagosur në këmbë pas atentatit me eksploziv, që iu bë në dhjetor 2015. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ai thotë se nuk ka hasmëri me askënd, por ndihet i kërcënuar duke qenë se atij dhe të vëllait iu është vënë tritol në makinë. Ai thotë se po akuzohen padrejtësisht.
Imeri ka sqaruar se dhe vëllai i tij, Ervisi nuk ka lidhje me grabitjen e prindërve të Çiços në Tepelenë, pasi ai vetëm ka transportuar personat pa e ditur se ç’kishin bërë.
Madje sipas tij, Ervisi kishte kërcënime nga këta persona, që të mos tregonte edhe pse në fakt ai nuk mundi ti njohë sepse ata mbanin maska.
Në fund të intervistës Imeri, apelon që autorët të vihen vetë para drejtësisë dhe ngjarjet të zbardhen sa më shpejt.