Pas polemikave të forta që pasuan zgjedhjen e këngës fituese të Festivalit te 58-të të Këngës në RTSH, ka reaguar edhe drejtori i Përgjithshem i Festivalit, Thoma Gëllçi.
I pyetur nga “Panorama”, Gëllçi sqaron se së shpejti do të behet analiza e Festivalit, e cila do te jetë e hapur edhe per shtypin edhe per gjithë publikun e interesuar.
Ndërkohë që një mesazh e ka edhe për vendimin e dhënë nga juria, që shkaktoi debat të madh: Vendimi i jurisë është i pavarur dhe padiskutueshëm.
Reagimi i Gëllçit
Siç është ne traditen e Rtsh, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do te jete e hapur per shtypin dhe publikun. Debatet janë të natyrshme ndërsa vendimi i jurisë është i pavarur dhe padiskutueshëm.