Edhe pse u mundua ta mbante sa më të fshehtë ardhjen në Shqipëri, intv.al ju njoftoi para pak ditësh për rikthimin e Elvana Gjatës.
Ende nuk dihet arsyeja e ardhjes së këngëtares në vendin e saj, megjithatë mbetet të supozohet për ndonjë material të ri muzikor ose thjesht malli për familjen.
Pas kësaj, 30 vjeçarja ka bërë edhe daljen e saj të parë publike ku në të vërtetë duket shumë ndryshe nga herët e tjera. E veshur me një kombinim ngjyrash të ndezura, Elvana duket se i ka qëndruar besnike stilit të mikut të saj Valdrin Sahiti. Vetëm se këtë herë ajo ka futur edhe detajin e kapeles duke e kombinuar bukur edhe me taka të larta. Një stil ky i përdorur prej kohësh nga Beyonce dhe Rihanna.