Elvana Gjata ka më shumë kohë në industrinë e muzikës por edhe Xhensila Myrtezaj, nuk mbetet pas.
Të dyja vajzat janë produkt i të njëjtit format për talentet e reja, qëndrojnë të dyja mirë në treg dhe për më tepër kanë zgjedhur të njëtën ditë për të publikuar projektet e tyre më të reja. Për të mos përmendur që një tjetër e përbashkët, është edhe modeli i flokëve biondë me kacurrela në klipet përkatëse. Pas gjithë këtyre përngjasimeve është e vështirë të mos i vësh përballë njëra-tjetrës. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse “Njësoj” e Elvanës apo “High Love” e Xhensilës, do t’ju bëjë më shumë shoqëri gjatë verës.