INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata arsyeja e vrasjes në ''ish-bllok''? Flet avokati i Vis Martinaj: Në dijeninë time...[FOTO]

Elvana Gjata arsyeja e vrasjes në ''ish-bllok''? Flet avokati i Vis Martinaj: Në dijeninë time...[FOTO]

Publikuar më: 21:01 08-10-2018

Mirash Martini, avokati i Ervis Martinit, njëri nga dy personat e plagosur në ngjarjen e Bllokut, ku mbeti i vrarë edhe Fabian Gaxha ishte i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ku u shpreh se pavarësisht atyre që janë thënë këto ditë, klienti i tij nuk ka pasur asnjë konflikt me shtetasin Ervin Mata. Mirash Martini u shpreh se klienti i tij dhe Ervin Mata kanë qenë në një tavolinë. Sipas avokatit, ata kanë marrëdhënie miqësie dhe të dy janë përpjekur ta shuajnë sherrin.

Avokati është shprehur se këngëtarja Elvana Gjata nuk ka qenë arsyeja e sherrit. “Jam i tronditur për ngjarjen dhe pasojat pasi jam njohur edhe me detajet e saj. Jam i interesuar që të zbardhet sa më parë kjo ngjarje. Si avokat jam i bindur që klienti im do të jetë i çliruar nga të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Ervis Martinaj nuk ka pasur kurrë asnjë konflikt me Ervin Matën. Kanë pasur marrëdhënie normale. Fabian Gaxhaj nuk ka qenë asnjëherë truprojë e Martinajt. Ai është mik i ngushtë i djalit të dajës së Martinajt. Në lokal nuk kanë hyrë bashkë. Ai është futur në dyqan dhe ka filluar menjëherë sherrin. Martinaj ishte nisur me Eljon Matën dhe një shokun e tij për të shkuar në një bar përballë lokalit ku ndodhi ngjarja , por më pas kanë kontaktuar me pronarin e Monopol e shkuan aty. Martinaj nuk e ka njohur komandon”, u shpreh avokati.

Elvana gjata molla e sherrit?

Kësaj pyetje avokati, iu përgjigj: “Në dijeninë time s’ka një sherr të tillë (mes Martinajt dhe Matajt). Asnjë lloj sherri s’ka pasur mes Ervis Martinajt me Ervin Matajn”, tha avokati.

hond.png

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773