Edhe Elvana në listën e zezë të E!
Sigurisht që për çmimet Grammy çdo vit kemi parë kostumet dhe veshjet më të çuditshme nga personazhet e njohur si Lady Gaga, Katy Perry, J.Lo etj. Megjithatë Grammy është një shans për të treguar qëndrimin ndaj modës dhe për të dhënë një mesazh të veçantë. Sipas portalit amerikan të thashethemeve, E! News, duket se këngëtarja jonë, Elvana Gjata, nuk iu fali një shije të mirë, duke e komentuar se pjesa e sipërme e fustanit nuk është edhe aq e tmerrshëme, por disproporcioni në pjesën e poshte është krejtësisht i papranueshëm. Hmmm Elvana, herës tjetër jemi të sigurt se do shkëlqesh!