INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata dhe Ledri Vula në mëri me njëri-tjetrin? Pasi e ‘la në baltë’, reperi zbulon të vërtetën me këtë VEPRIM që bëri! [FOTO]

Elvana Gjata dhe Ledri Vula në mëri me njëri-tjetrin? Pasi e ‘la në baltë’, reperi zbulon të vërtetën me këtë VEPRIM që bëri! [FOTO]

Publikuar më: 23:22 26-02-2019

Me rastin e pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Elvana Gjata, mbajti një koncert madhështor në Prishtinë, ku ndezi skenën me performancën e saj.

Elvana shndriti me performancën duke kënduar shumë nga HIT-et e saj, madje shumë bashkëpuntorë të saj u ngjitën në skenë me të. Madje edhe John Shahu, por ai që mungoi ishte reperi Ledri Vula!

Mungesa e Ledrit u bëri përshtypje njerëzve pasi pak para se të fillonte koncertin Elvana u shpreh në një intervistë se pret edhe Ledrin të performojë bashkë me të. Si duket reperi e la në ‘baltë’ pasi nuk u ngjit në skenë me dyshen, Elvanën dhe John Shahun.

Mirëpo me veprimin e tij të fundit ka treguar se marrëdhënia e dyshes vazhdon të jetë mjaft e mirë. “Tavolina e merzise” riktheu Elvana Gjata fuqishëm në tregun muzikor.

Ky projekt u mirërpit nga publiku dhe gjeti përkrahje nga kolegët e këngëtares, ndër ta ishte edhe Ledri.

Ai e ka publikuar në Insta Story këngën e re të këngëtares, duke e cilësuar si një “sen të fortë”. Epo me mendimin e Ledrit jemi të gjithë, “Tavolina e merzise” pritet të jetë HIT!/intv.al/

vulaledri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328