Prej kohësh tashmë e dimë se Elvana Gjata ka si muzë frymëzimi një prej ikonave të muzikës shqiptare, këngëtaren Nexhmie Pagarusha.
Madje shpesh herë Elvana këndon dhe këngët e saj dhe nuk e fsheheh adhurimin që ka për të.
Nga ana tjetër, Tayna dhe pse ka fituar një famë të jashtëzakonshme vetëm vitin e fundit, kemi kuptuar se ajo gjithashtu adhuron muzikën e këngëtares dhe madje këtë na e ka treguar dhe me një bluzë ku është e stampuar fotoja e saj.
Sot në ditëlindjen e kësaj ikonte të muzikës, Elvana dhe Tayna kanë vendosur t'i dedikojnë nga një postim në Instastories me dedikimet më të veçanta.