Elvana së fundmi është kthyer në Shqipëri, pas një kohe të gjatë pune në Amerikë, menjëherë pas rikthimit të saj këngëtarja solli disa këngë në tregun muzikorë shqiptar të cilat u bënë hite të pa diskutueshme.
Para disa javësh këngëtarja ishte e ftuar në një emision ku tregoi për projektet e saj të ardhshme si dhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me familjen.
Mesa duket kur vjen fjala tek familja, të gjithë preken, pikërisht kështu ka ndodhur edhe me Elvana Gjatën. Ditën e sotme këngëtarja ka postuar një dedikim në rrjetet e saj sociale, ku ndante me fansat ndjesitë e saj.
“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë.
Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm.
Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t'i puth e përqafoj pa pushim, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekim ,mirënjohje e përulje atyre që na dhanë jete!”-shkruan Gjata.