INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata e quajti skulpturë, por mendojmë se detajin në veshjen e saj ikonike e kemi parë fillimisht tek ky yll botëror [FOTO]

Elvana Gjata e quajti skulpturë, por mendojmë se detajin në veshjen e saj ikonike e kemi parë fillimisht tek ky yll botëror [FOTO]

Publikuar më: 23:20 20-02-2019

Elvana Gjata u rikthye pas shumë kohë shkëputje në skenën shqiptare me koncertin që u mbajt në Kosovë me rastin e Festës së Pavarësisë. 

Ajo që ra menjëherë në sy dhe që na la të gjithëve gojëhapur ishte veshja ngjyrë blu me xixa dhe kapelja e cila mbante detajin e yjeve të flamurit të Kosovës. 

E teksa si ne ashtu dhe Elvana u dashurua me këtë pamje, ajo madje e quajti dhe skultpurë, por sapo pamë kapelen na u kujtua një tjetër yll, por i showbizz-it botëror që e ka vendosur një kapele kaq të ngjashme shumë më parë se Elvana.

Po flasim pikërisht për Beyonce, e cila shumë herë është parë në koncertet e saj, apo dhe photoshoot-e të ndryshme, duke e kompletuar veshjen e saj me një kapele të tillë shumë "chic".

Nuk e dimë nëse ka qenë thjesht rastësi apo Elvana mund të jetë frymëzuar nga ky "look" i Beyonce, por një gjë mund t'a themi me siguri, pamja përfundimtare e veshjeve të këngëtareve me këtë kapele bërtet: "High Fashon"! 

elvana11.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0031628608703613