Nuk ka shumë që këngëtarja Elvana Gjata është kthyer nga një udhëtim që ka patur në Paris këto ditë.
Me siguri sapo ka ardhur është kujdesur për detajet e fundit të festës surprizë për ditëlindjen e mamasë së saj. Disa nga këto momente këngëtarja i ka postuar edhe në SnapChat nga ku i ka uruar përsëri ditëlindjen mamasë me të cilën ka një marrëdhënie tepër të ngushtë.
Mamanë e këngëtares nuk e ka surprizuar vetëm festa e organizuar nga e bija por edhe urimi i Presdientit të Kosovës, Hashim Thacit i cili e ka përshëndetur familjen Gjata.
Nuk dihet saktë nëse ka qenë i ftuar apo thjesht ka rastisur në vendin e duhur në momentin e duhur. Mesa duket, në këtë buqetë lulesh Elvana ka mbledhur gjithë dashurinë për të shtrenjtën e saj.