INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata flet më në fund për këngën e re dhe zbulon se kush ka qenë muza e saj e frymëzimit [FOTO]

Elvana Gjata flet më në fund për këngën e re dhe zbulon se kush ka qenë muza e saj e frymëzimit [FOTO]

Publikuar më: 12:23 30-06-2019

Ditën e djeshmë është publikuar bashkëpunimi i Elvana Gjatës me Capital T, i cili titullohet “Fustani”. Edhe pse ka vetëm disa orë që është lançuar si këngë, ka siguruar që do të jetë një hit i kësaj vere dhe pritet që tani e tutje ta dëgjojmë kudo.

Elvana ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në klipin e këngës që është xhiruar në Stamboll.

Ajo shfaqet me 5 fustane të ndryshme, të stiluar nga miku i saj i ngushtë Valdrin Sahiti.

Ky i fundit ka qenë muza e saj e frymëzimit për këtë këngë. Ka qenë vetë Elvana Gjata që e ka zbuluar këtë gjë nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një foto nga klipi i këngës “Fustani” dhe ka shkruar: “E shkrova këtë këngë frymëzuar nga arti i Valdrin Sahitit”.

Article Logic
Execution time: 0.0046188831329346