INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata flet për herë të parë për vrasjen në bllok e zbulon vendndodhjen

Elvana Gjata flet për herë të parë për vrasjen në bllok e zbulon vendndodhjen

Publikuar më: 13:33 28-11-2018

Zbardhen detajet e komunikimit të Elvana Gjatës me grupin hetimor lidhur me përplasjen me armë zjarri në ish-bllok mbrëmjen e 4 tetorit. Burime për Report Tv saktësuan se Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie, ndërsa në kërkim policor vijon të jetë i fejuari i saj Ervin Mata, protagonist në përleshjen me armë zjarri me grupin e Ervis Martinajt.

Elvana Gjata 3 javë më parë i ka dërguar me postë prokurorisë një letër, detajet e së cilës u bënë publike vetëm sot. Drejtuar organit të akuzës, këngëtarja i njofton se nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se prokuroria kërkon dëshminë e saj për rrethanat e asaj që ndodhi brenda lokal edhe pse thekson se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur nisi konflikti me armë.
“Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashte vendit për arsye shëndetësore. Sapo të jem në Shqipëri do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia,” ka shkruar këngëtarja.
Edhe sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, por edhe dëshmitarëve, këngëtarja Elvana Gjata s'ka qenë e pranishme në momentet e konfliktit në ish-bllok ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti një viktime e dy të plagosur.

Në sistemit TIMS figuron që Elvana Gjata është larguar drejt Vjenës katër orë pas ngjarjes përmes aeroportit të Rinasit dhe destinacioni i saj ka qenë Gjermania nga ku nuk u kthye më.

Article Logic
Execution time: 0.0037422180175781