IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Elvana Gjata ka një mesazh për Beyonce [FOTO]

Elvana Gjata ka një mesazh për Beyonce [FOTO]

Publikuar më: 10:50 13-07-2016

Edhe idhujt tanë e kanë nga një idhull, dhe Elvana Gjata nuk bën përjashtim.

Këngëtarja shqiptare e cila momentalisht po shijon suksesin e hitit të saj të ri "Njësoj", ka udhëtuar dje në Dusseldorf të Gjermanisë për të ndjekur nga afër koncertin e rradhës së Beyonce. Koncert që Elvana duket se e ka përjetuar në maksimum. Një fakt të tillë nuk e themi ne, por e ka bërë publik vetë artistja e cila teksa ka ndarë me fansat në Instagram një foto nga koncerti ka shkruar fjalë nga më të bukurat për idhullin e saj Beyonce. "Respekt për punën, mesazhin tënd.. Një ndër artistet më frymëzuese.." ka qenë dedikimi që Elvana i kë bërë Queen B. Në fakt kjo e fundit ka vite që shërben si inspirim për artistet tona, dhe Elvana Gjata është padyshim njëra prej tyre!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032961368560791