Rikthimi i Elvana Gjatës me këngën “Lejla” në bashkëpunim me dy ndër reperat më të suksesshëm të momentit,Besniku 2PO2 dhe Capital T, shënoi suksesin e saj të radhës.
Kuptimi i fabulës së këngës ishte më i thellë nga sa mendohej dhe këtë e kupton teksa dëgjon tekstin me vëmëndje. Elvana vazhdon ende të përcjellë pjesë nga teksti edhe si mesazhe për showbizz-in shqiptar ku të gjithë janë të fokusuar në qëllimin e vetëm për të bërë para dhe jo projekte të mirëfillta.
"Krejt industria sytë në lejla, ama na dhe pa to po vlejna", është mendimi me të cilin është zgjuar Elvana sot.