Udhëtimet e saj vërtiten rreth trekëndëshit Shqipëri-Amerikë-Gjermani, Kjo pasi Elvana Gjatën e lidh diçka me secilin nga këto vende.
Këngëtarja edhe ditën e djeshme ka qenë e pranishme në vendlindjen e saj dhe kjo u kuptua nga postimi që bëri në Snapchat duke publikuar një video ku tregon se ndodhej në meshën e Kishës së Gurit të Themelit në Tiranë.
Më pas në tjetër video është publikuar nga mikesha e saj, ku shfaqet së bashku me të motrën, sopranon Migena Gjata.
Pak orë më vonë edhe kjo e fundit ka bërë një postim ku shfaqen dy motrat bashkë. Për përgjithmonë apo vetëm për pushime, kjo ende nuk dihet. Presim ta mësojmë në vazhdim bashkë me projektet e reja të këngëtares.