Këngëtarja Elvana Gjata po vijon me turin e koncerteve jashtë Shqipërisë dhe promovimin e filmit të saj të ri “Dy Gisht Mjaltë”.
Dje ajo ishte në Zvicër, ku dha koncertin e radhës në Lausanne. Bukuroshja shqiptare publikoi disa foto për të treguar look-un e saj të mahnitshëm.
Elvana kishte veshur një fustan tutu të Valdrin Sahitit, teksa pozonte në shkallët dhe ekspozonte këmbët elegante.
Po, po, e veshur me tyl nga koka te këmbët, Elvana prej kohësh ka sjellë në vëmendje trendin e ri që ka vjedhur zemrat e të gjitha fashionistave, si për të na bindur se edhe 2019-ta do të jetë viti i tutu-ve.
Për të mos e zgjatur shumë, mjafton të sjellim komentin e Capital T që i ka bërë Elvanës dhe do të shihni se bashkohemi të gjithë në një mendje me të.
“Ec atyyy”, i shkruan reperi shqiptar shoqëruar me një emoji zjarri dhe medaljeje prej ari.