Po vjen po vjen…!
Elvana Gjata i ka hapur vetes rrugën për ndërtimin e një karriere në tregun ndërkombëtar dhe duket se deri tani po ia del për mrekulli. Ajo është tërheqëur nga skena e muzikës shqiptare prej disa muajsh pasi e kemi parë në shumë evente larg Shqipërisë dhe në krah të artistëve më të njohur, por ajo së fundmi zbuloi se ka qenë duke punuar për një projekt të madh.
Ajo ka zgjedhur të prezantojë këtë projekt me një mini dokumentar për rrugëtimin e saj në muzikë. Elvana ka lartësuar emrin e saj në muzikë dhe premton se do të ketë më shumë se sa kemi parë deri më tani.
Muzika nuk është thjesht një argëtim për të, por identitet dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme për Elvanën. Shumë intrigues duket ky klip i shkurtër, por ai i ploti pritet të dalë me 14 qershor.
Muzika e re mban firmen e producentit Poo Bear, i cili ka nen emrin e tij kompozime te artisteve si Justin Bieber, J. Balvin, Steven Tyler, Sam Smith etj, ndersa ekipi i promovimit te albumit ka punuar me pothuajse cdo personazh te njohur hollivudian e muzikor nga e jona Rita Ora e deri tek Jessica Alba, motrat Jenner, Carly Rae Jepsen, Gwen Stefani etj.
Le të presim!