INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana Gjata ndan me ndjekësit detajet e premierës së filmit në Zvicër, Ermali i i le komentin që do ju shkrijë së qeshuri: Zemra mamit…

Elvana Gjata ndan me ndjekësit detajet e premierës së filmit në Zvicër, Ermali i i le komentin që do ju shkrijë së qeshuri: Zemra mamit…

Publikuar më: 17:00 04-05-2019

“Dy gisht mjaltë” ka thyer çdo rekord shikueshmërie në kinematë shqiptare dhe tashmë ka shkuar përtej kufijve shqipfolës. Mbrëmjen e së djeshme është zhvilluar premiera e filmit në Zvicër dhe të pranishëm gjatë premierës kanë qenë dy protagonistët e filmit: Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi.

Të gjithë ishim sy e vesh e si do të ishte veshur Elvana dhe ajo si gjithmonë nuk di të na zhgënjejë. Vetëm para pak minutash këngëtarja e njohur ka ndarë me të gjtihë ndjkësit disa imazhe gjatë premierës së filmit ‘2 gisht mjaltë’ e cila shfaqet me aktorin Ermal Mamaqi.

Elvana kishte zgjedhur që të shfaqej më ekstravagante duke veshur një fustan ngjyrë të kuqe me tyl dhe me mëngë të fryra. Ajo dukej sikur sapo e kishim rrëmbyer nga periudha e artë modes së viteve ’80.
Elvana kishte vënë në plan të parë këmbët seksi në fustanin tejet të shkurtër, të cilin e kishte kombinuar me një palë këpucë me taka të larta. Ndërkohë që Ermal Mamaqi i kishte mbetur besnik kostumit klasik të zi.

 

View this post on Instagram

Last night in Zürich #2gishtmjaltë Credits: @gon1b

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Sapo Elvana kishte postuar këto foto nga premiera e filmit, menjëherë erdhi dhe një koment me batutë humori nga miku i saj më i mirë. “Zemra mamit...bravo mi mam bravo. Yll Ermali”, ka qenë ky komenti i Ermal Mamaqit që me siguri do ju bëjë të qeshni.

68fcb887-cb9e-4bd3-98f8-d0334c42cbb8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041379928588867