Elvana Gjata është një ndër këngëtaret shqiptare më të talentuara dhe më të bukura njëkohësisht, suksesi i së cilës është ndërkombëtarizuar tashmë.
Që ky është viti i suksesit për Elvana Gjatën e kemi kuptuar, por nuk prisnim që këngëtarja të ndryshonte edhe pamjen. Pas vizitës në Shqipëri, radhën e ka Prishtina ku Elvana po qëndron momentalisht.
Këngëtarja ka postuar disa foto në Instagram dhe Snapchat ku tregon look-un e ri me flokë të shkurta ku shfaqet shumë tërheqëse. E veshur elegante dhe me shumë stil, Elvana ka mahnitur me pamjen e re dhe ka marrë shumë komplimenta nga ndjekësit. Ky model flokësh i bërë nga Elvana me siguri do të bëhet shumë i preferuar edhe nga vajzat e tjera.